Neni 291
"Pronari nuk duhet që me veprimet ose mosveprimet e tij të pakësojë përdorimin e servitutit ose ta bëjë atë më të vështirë. Me gjithë këtë, në qoftë se kanë ndryshuar kushtet dhe pronari i pronës shërbyese rëndohet ose pengohet në ushtrimin e të drejtave të pronësisë, mund t’i kërkojë pronarit, në dobi të të cilit është vënë servituti, ndërrimin e vendit të servitutit. Këtë të drejtë e ka edhe pronari i pronës tjetër, kur provohet se ky ndërrim sjell dobi dhe nuk dëmton pronën shërbyese. Mbrojtja e servitutit"