Neni 267
"Në rastet kur anëbrigjet dhe shpatet e një prone që shërbenin për të ndaluar ujërat, janë shkatërruar ose dëmtuar, si dhe kur del e nevojshme që nga shkaku i ujërave të ndërtohen mbrojtëse dhe pronari i asaj prone nuk pranon t’i ndërtojë ose t’i riparojë, pronarët e dëmtuar ose që rrezikohen të dëmtohen, mundet që me shpenzimet e tyre t’i ndërtojnë ose t’i riparojnë ato. Këto ndërtime e riparime duhet të kryhen pa iu shkaktuar pronarit të pronës shërbyese ndonjë dëm, duke respektuar rregullat e posaçme, kur ka të tilla. Kur pronari i pronës shërbyese ka kundërshtime, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata."