Neni 249
"Uzufruktari detyrohet t’i japë pronarit një garanci me shkrim për përmbushjen e detyrimeve të rrjedhura nga uzufrukti, përveç kur në aktin e krijimit është shkarkuar nga një detyrim i tillë ose kur interesat e pronarit mbi sendet në uzufrukt janë siguruar në mënyrë të mjaftueshme nga një institut i ngarkuar me këtë punë. Prindërit që kanë uzufruktin ligjor mbi sendet në pronësi të fëmijëve të tyre, përjashtohen nga dhënia e një garancie të tillë. Kur uzufruktari është shkarkuar nga detyrimi për dhënien e garancisë, pronarit i lind e drejta të kërkojë prej tij që t’i tregohen çdo vit sendet që i janë dhënë në uzufrukt ose të njihet me njoftimin e një institucioni krediti për paratë apo letrat me vlerë të depozituara. Uzufruktari nuk mund të fitojë posedimin e sendeve të vëna në uzufrukt, pa plotësuar detyrimet që rrjedhin nga ky nen. Pasojat e mosdhënies së garancisë"