Neni 244
"Uzufruktari ka të drejtë të japë me qira sendet në uzufrukt përveç kur është parashikuar ndryshe në aktin e krijimit të tij. Kur mbaron uzufrukti, pronari duhet të respektojë qiranë e filluar normalisht më parë, përveç kur zgjatja e afatit të saj është bërë pa pëlqimin e tij. Kur uzufruktari ose qiramarrësi i kanë kërkuar pëlqimin pronarit për qiradhënien dhe ky nuk është përgjigjur në afatin e caktuar, quhet se pëlqimi është dhënë. Kur pushon uzufrukti, qiradhëniet për një afat mbi pesë vjet, kanë vlerë vetëm për pesë vjet nga dita që ka filluar qiradhënia. Gëzimi i servituteve"