Neni 242
"Kur sendet në uzufrukt janë tjetërsuar ose janë zëvendësuar me sende të tjera, këto i përkasin pronarit dhe njëkohësisht janë objekt i uzufruktit. Rregulli i mësipërm vlen për gjithçka që sigurohet nga vjelja e detyrimeve objekt uzufrukti, nga kompensimi për shpërblimin e dëmeve ose nga zhvleftësimi i pasurisë, kur zëvendësojnë ose përmirësojnë sendet objekt uzufrukti. Janë gjithashtu objekt uzufrukti, sendet që vilen nga përfitimet e tjera që jep uzufrukti, por që nuk janë fruta. Investimet"