Neni 238
"Uzufruktari në mbarim të uzufruktit nuk ka të drejtë të kërkojë shpërblimin për përmirësimet e bëra në send gjatë përdorimit edhe sikur të jetë shtuar vlefta e tij, përveç kur është parashikuar ndryshe në aktin e krijimit të uzufruktit. Shtesa e vleftës mund të kompensohet me dëmet që mund t’i jenë shkaktuar sendit pa fajin e uzufruktarit. Kur nuk ka vend për kompensim, uzufruktari mund të heqë shtesat e bëra, pa u dëmtuar sendi, përveç kur pronari pranon të paguajë vleftën e tyre, si të ishin të ndara nga sendi. Përkatësia e frutave"