Neni 227
"Çdo anëtar i familjes bujqësore mund të kërkojë pjesën e vet në pasurinë e familjes bujqësore. Ajo përcaktohet duke marrë parasysh sidomos: a) pasurinë që i përket tërë familjes; b) numrin e anëtarëve të familjes; c) kontributin e tij në vënien ose shtimin e pasurisë së familjes duke u nisur nga sasia ose efektiviteti i këtij kontributi, si dhe nga puna dhe mjetet e dhëna në krijimin dhe mbajtjen e ekonomisë bujqësore."