Neni 217
"Çdo bashkëpronar ka këto detyrime: 1. Të paguajë shpenzimet për ruajtjen dhe gëzimin e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, për kryerje shërbimesh në dobi të përbashkët dhe për ndryshime të vendosura nga shumica e bashkëpronarëve, në përpjesëtim me vleftën e pjesës së secilit, përveç kur ka marrëveshje tjetër. Për sendet që u shërbejnë bashkëpronarëve në masë të ndryshme, shpenzimet përballohen në përpjesëtim me përdorimin që mund t’u bëjë atyre secili. Të paguajë shpenzimet për ruajtjen dhe gëzimin e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, për kryerje shërbimesh në dobi të përbashkët dhe për ndryshime të vendosura nga shumica e bashkëpronarëve në përpjesëtim me vleftën e pjesës të secilit, përveç kur ka marrëveshje tjetër. 2. Të mos kryejë në katin ose njësinë e ndarjes së katit, që është në pronësi të veçantë të tij, ndërtime të cilat mund t’ u shkaktojnë dëme objekteve të përbashkëta të ndërtesës. 3. Të ndreqë dëmin ose të paguajë shpenzimet për zëvendësimin e tij, që ai vetë ose një anëtar i familjes së tij i ka shkaktuar me faj, cilitdo objekti të përbashkët. 4. Të mos kryejë, pa lejen paraprake të asamblesë, në katin ose në njësinë e ndarë të katit që është në pronë të tij, shtesa ose ndryshime të cilat mund të cenojnë pamjen e jashtme të ndërtesës. Shtesa të reja mbi katin e fundit"