Neni 203
"Të gjithë bashkëpronarët, pavarësisht nga vlera e pjesës përkatëse, kanë të drejtë të marrin pjesë në administrimin e sendit të përbashkët. Sendi i përbashkët administrohet sipas mënyrës së miratuar me marrëveshjen e të gjithë bashkë-pronarëve dhe kur kjo nuk është arritur, sipas mënyrës së caktuar me vendim tee bashkëpronarëve që kanë më shumë se gjysmën e vleftës së tij. Vendimi i shumicës është i detyrueshëm edhe për bashkë-pronarët që kanë mbetur në pakicë. Kjo shumicë mund të vendosë që të vihet hipotekë ose peng mbi sendin e përbashkët, kur kjo është e domosdoshme për të siguruar kthimin e shumave të marra hua për mirëmbajtjen ose rindërtimin e tij. Kur nuk është arritur kjo shumicë ose kur vendimi i saj është i dëmshëm për sendin e përbashkët, gjykata kompetente, me kërkesën e çdo bashkëpronari, vendos masat që i çmon të nevojshme dhe, sipas rastit, emëron një kujdestar për administrimin e sendit. E drejta e parablerjes"