Neni 186
"Quhet thesar çdo send i çmueshëm, i cili duket me saktësi se ka qenë në tokë ose i fshehur prej shumë kohësh dhe që nuk mund t’i gjendet pronari. Thesari i përket pronarit të sendit të luajtshëm apo të paluajtshëm ku është gjetur, përveç rasteve të sendeve me vlerë shkencore, kulturore, arkeologjike etj., të parashikuara nga neni 187 i këtij Kodi. Personi që zbulon thesarin ka të drejtën e një shpërblimi të arsyeshëm që nuk duhet të kalojë gjysmën e vlerës së tij. Pronësia e shtetit mbi një kategori sendesh të luajtshme"