NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 175

"Kur ndërtesat e veprat e tjera dhe mbjelljet janë bërë nga një person i tretë me materialet e veta në tokën e tjetrit, pronari përkatës ka të drejtë t’i mbajë ato ose të kërkojë detyrimin e atij që i ka bërë t’i heqë ato me shpenzimet e tij, dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin. Kur pronari i tokës pranon t’i mbajë, detyrohet të paguajë vleftën e materialeve dhe të krahut të punës ose rritjen e vleftës që i është bërë pronës. Pronari i tokës nuk mund t’i kërkojë heqjen e ndërtimeve e të mbjelljeve të kryera kur ato janë bërë me dijeninë e tij, ose me mirëbesim nga personi i tretë, si dhe kur kanë kaluar gjashtë muaj që nga dita kur pronari ka marrë njoftim për këto ndërtime e mbjellje. Kur me mirëbesim është ngritur një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlefta e saj është më e madhe se vlefta e tokës, personi që ka ngritur ndërtesën mund të njihet pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës kompetente."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →