Neni 1159
"Ndryshimet e profesionit ose të veprimtarisë së të siguruarit kur sjellin pushimin e efekteve të sigurimit, në rast se ato nuk rritin rrezikun në mënyrë të tillë që, në qoftë se kjo gjendje e re do të kishte ekzistuar në kohën e lidhjes së kontratës, siguruesi nuk do ta kishte lidhur atë. Në rast se ndryshimet janë të një natyre të tillë që, gjendja e re edhe po të kishte ekzistuar në kohën e lidhjes së kontratës, siguruesi do ta kishte lidhur kontratën për një çmim më të lartë, pagimi i shumës së sigurimit pakësohet në përpjesëtim me çmimin më të ulët, të caktuar në raport me atë çmim që ka qenë përcaktuar në fillim. Në qoftë se i siguruari njofton për ndryshimet e mësipërme siguruesin, ky, brenda 15 ditëve, duhet të deklarojë nëse do të zgjidhë kontratën apo të pakësojë shumën e sigurimit ose të ngrejë çmimin. I siguruari, brenda 15 ditëve duhet të deklarojë nëse pranon ndryshimet e sipërme në kontratë. Në qoftë se i siguruari deklaron se nuk i pranon ato, kontrata zgjidhet."