"I siguruari gjatë kohës që kontrata e sigurimit është në fuqi, ka të drejtë që të zëvendësojë me një tjetër personin që ka caktuar për të marrë shumën e sigurimit. Për këtë i siguruari detyrohet të njoftojë me shkresë siguruesin dhe të paraqesë dëshminë e sigurimit për të bërë në të shënimet e nevojshme."