Neni 115
"(Shtuar germa “e” me ligjin nr.17/2012, datë 16.2.2012, neni 1) Parashkruhen brenda afateve prej: a) gjashtë muaj paditë për pagimin e kushteve penale vlerësuese; b) një viti paditë e rrjedhura nga kontratat e spedicionit; c) gjashtë muaj paditë që rrjedhin nga transportimet e drejtpërdrejta të mallrave dhe të udhëtarëve me anë të hekurudhës, automjeteve ose avionëve dhe prej një viti për të njëjtat padi që rrjedhin nga transportimet detare ose të përziera; ç) dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm; d) tre vjetëve paditë për pagimin e qirave të banesave, dyqaneve, lokaleve dhe pasurive të tjera të paluajtshme; dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jokontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë. e) një vit paditë për shpërblimin e dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit. Paditë e tjera parashkruhen brenda afateve të posaçme të caktuara në këtë Kod ose në ligje të tjera."