Neni 1145
"Kur për të njëjtin rrezik sigurimi janë lidhur veçmas disa kontrata sigurimi në sigurues të ndryshëm, i siguruari duhet të njoftojë secilin sigurues, për të gjitha sigurimet. Kur i siguruari me qëllim nuk jep njoftimin e sipërm, siguruesit nuk janë të detyruar të paguajnë shpërblimin e dëmit. Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari duhet të njoftojë të gjithë siguruesit, duke i treguar secilit emërtimin e të tjerëve si gurues. I siguruari ka të drejtë të kërkojë nga secili sigurues shlyerjen e dëmit të detyruar sipas kontratës, por gjithsesi shumat e shlyera së bashku nuk duhet të kalojnë shumën e dëmit."