Neni 1143
"Siguruesi shkarkohet nga detyrimi për të paguar shpërblimin e sigurimit, në qoftë se rasti i sigurimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të siguruarit ose e personit në dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit. Në sigurimin e pasurisë së personave, siguruesi shkarkohet nga detyrimi për të paguar shpërblimin e sigurimit edhe kur ngjarja e sigurimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e anëtarëve madhorë të familjes së të siguruarit."