NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 1141

"Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari detyrohet të marrë të gjitha masat që varen nga ai për të shpëtuar dhe ruajtur pasurinë e siguruar me qëllim që të ndalohet ose pakësohet dëmi. Siguruesi nuk detyrohet të paguajë shpërblim për atë pjesë të dëmit që u shkaktua nga mosmarrja prej të siguruarit të masave që mund të merreshin prej tij për të shpëtuar dhe ruajtur pasurinë e siguruar. Siguruesi detyrohet të paguajë shpenzimet për masat e nevojshme që janë marrë për të shpëtuar dhe ruajtur pasurinë e siguruar, pavarësisht nëse është arritur ose jo qëllimi, përveç kur siguruesi provon se mjetet e përdorura dhe shpenzimet e bëra, janë përdorur ose janë bërë pa kujdes. Siguruesi përgjigjet për dëmet materiale të shkaktuara mbi sendet e siguruara nga mjetet e përdorura nga i siguruari për të shmangur ose zvogëluar dëmet e ndodhura në ngjarjen e sigurimit, përveç kur provon që mjetet e tilla janë përdorur pa kujdes dhe pa qenë të domosdoshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →