Neni 113
"Nuk parashkruhen: a) padia për rivendosjen ose mbrojtjen e një të drejte vetjake jopasurore, përveç përjashtimeve të caktuara në ligj; b) paditë e njohjes; c) padia e pjesëtimit midis bashkëpronarëve; ç) padia për kthimin e shumave të depozituara në bankë; d) paditë e tjera të parashikuara në dispozita ligjore të veçanta. Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve që janë të lidhura me padi, për të cilat nuk zbatohet parashkrimi. Afatet e parashkrimit"