Neni 1127
"I siguruari ose personi i tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit, detyrohet të provojë se ka ndodhur ngjarja e sigurimit dhe, në sigurimin e pasurisë të provojë edhe sasinë e dëmit, si dhe t’i njoftojë siguruesit, sipas kërkesës së këtij, të gjitha informatat që janë në dijeni të tij dhe që kanë lidhje me ngjarjen e sigurimit. Në rastin e sigurimit të personit, kur vërtetohet humbja e aftësisë për punë, bëhet edhe ekspertimi mjekësor. Kur nuk përmbushen detyrimet e sipërme, siguruesi ka të drejtë të mos paguajë shpërblimin e sigurimit ose shumën e sigurimit."