Neni 1110
"Përjashtohen nga shoqëria edhe: a) anëtari që është deklaruar i falimentuar; b) anëtari ndaj të cilit një kreditor i tij i caktuar ka arritur të ketë të drejtën e likuidimit të kuotës sipas nenit 1092 të këtij Kodi. Përjashtimi i parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni nuk zbatohet në rastet kur falimentimi i anëtarit është pasojë e falimentimit të shoqërisë."