"Kur shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të veprimit juridik, ky mbetet i vlefshëm në pjesët e tjera të tij, përveç kur, sipas përmbajtjes së veprimit juridik, këto pjesë paraqesin marrëdhënie të pandashme me pjesën e pavlefshme të veprimit juridik. TITULLI IV PARASHKRIMI I PADISË DHE DEKADENCA E TË DREJTAVE"