NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 1108

"Përjashtimi i një anëtari mund të ndodhë për shkak mospërmbushjeje të rëndësishme të detyrimeve që rrjedhin nga ligji ose nga kontrata e shoqërisë, si dhe për ndalimin, pazotësinë ose për dënimin e tij me një masë që përfshin edhe ndalimin, qoftë edhe të përkohshëm, nga detyrat zyrtare. Anëtari që ka dhënë si kontribut në shoqëri veprën e vet ose gëzimin e një sendi, mundet gjithashtu të përjashtohet për shkak të papërshtatshmërisë së menjëhershme për të kryer veprën e dhënë ose për humbjen e sendit, që ka ndodhur për shkaqe që nuk mund t’u ngarkohen administratorëve. Gjithashtu, mund të përjashtohet anëtari që ka kontribuar me anë të transferimit të pronësisë së një sendi, në qoftë se ky humbet përpara se sendi të fitohet nga shoqëria."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →