Neni 1104
"Pasi shlyhen detyrimet e shoqërisë, aktivi i mbetur destinohet për pagimin e kuotave të kontributeve. Teprica e mundshme ndahet midis anëtarëve në përpjesëtim me pjesën e secilit në fitim. Vlefta e kuotave të kontributeve që nuk kanë për objekt shuma parash, përcaktohet sipas vlerësimit që është bërë në kontratë ose, në mungesë të tij, sipas vleftës që ata kanë patur në momentin kur janë dhënë."