Neni 1099
"Administratorët duhet t’u dorëzojnë likuiduesve sendet dhe dokumentet e shoqërisë dhe t’u paraqesin atyre llogarinë e administrimit për periudhën pas raportimit të fundit. Likuiduesit duhet të marrin në dorëzim sendet dhe dokumentet e shoqërisë dhe të hartojnë, së bashku me administratorët, inventarin nga ku të rezultojë gjendja aktive dhe pasive e pasurisë së shoqërisë. Inventari duhet të nënshkruhet nga administratorët dhe nga likuiduesit."