Neni 1097
"Në qoftë se kontrata nuk parashikon mënyrën e likuidimit të pasurisë dhe anëtarët nuk janë në një mendje për ta përcaktuar atë, likuidimi bëhet nga një ose disa likuidues, të emëruar me pëlqimin e të gjithë ortakëve ose, në rast mosmarrëveshjeje, nga gjykata. Likuiduesit mund të revokohen me vullnetin e të gjithë ortakëve dhe në çdo rast nga gjykata me kërkesën e arsyetuar të njërit ose të disa anëtarëve."