"Heqja e administratorit të emëruar në kontratën e shoqërisë mund të bëhet për një shkak të drejtë. Administratori i emëruar me një akt të veçantë mund të hiqet sipas dispozitave të kontratës së porosisë. Në një rast të tillë heqja e tij mund të kërkohet edhe në rrugë gjyqësore nga çdo anëtar."