Neni 1080
"Përveç se kur me marrëveshje është parashikuar ndryshe, administrimi i shoqërisë i takon secilit prej anëtarëve veçmas nga të tjerët. Po qe se administrimi u takon veçmas disa anëtarëve, secili prej tyre ka të drejtë të kundërshtojë veprimin që dëshiron të kryejë një tjetër, përpara se ky të kryhet. Shumica e anëtarëve, e përcaktuar sipas pjesës së çdo anëtari në fitim, zgjidh mosmarrëveshjen."