Neni 108
"Kur veprimi juridik konstatohet se është i pavlefshëm për arsye se është kryer nga një i mitur, që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose shpallet i pavlefshëm se është kryer nga një i mitur që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, por pa pëlqimin e prindit ose të kujdestarit të tij, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe kur nuk është e mundur të kthejë po atë gjë, t’i paguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që ka zotësi për të vepruar detyrohet t’i shpërblejë të miturit dëmin që ky ka pësuar për shkak se veprimi juridik konstatohet ose shpallet i pavlefshëm."