Neni 1071
"Debitori i rentës nuk mund të shkarkohet nga detyrimi për pagimin e saj edhe sikur të ofrojë pagimin e shumës së parave ose të gjësë së marrë, qoftë dhe duke hequr dorë nga pagimi i kësteve të shlyera. I sipërmi është i detyruar të paguajë rentën për të gjithë kohën që është krijuar, sado i rëndë që të jetë bërë detyrimi i rentës, përveç kur ka marrëveshje të kundërt."