Neni 1057
"Franchisor-i (franshizdhënësi) ka detyrimin të vërë në dispozicion të franchizee-së (franshizmarrësit) një tërësi të standardizuar të drejtash jo materiale, modelesh, skicash, idesh fitimi, tregtimi dhe organizimi e njohuri të tjera të përshtatshme për zhvillimin e tregtisë. Ndërkaq ai është i detyruar të ruajë gjithë këtë program detyrimesh nga cenimi prej të tretëve, ta zhvillojë atë vazhdimisht dhe të mbështesë zbatimin e tij nga franshizmarrësi me udhëzime, informacione e perfeksionime. Marrëdhëniet parakontraktore"