search KËRKO
Kodi Civil

Neni 1034

"Banka nuk mund të tërhiqet nga kontrata përpara mbarimit të afatit të kontratës, përveç rasteve të arsyeshme, ose kur ka marrëveshje tjetër. Heqja dorë ndërpret menjëherë përdorimin e kredisë, por banka duhet të caktojë një afat të paktën prej pesëmbëdhjetë ditësh për kthimin e shumave të përdorura dhe ato plotësuese. Kur dhënia e kredisë është në një kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kontrata nëpërmjet lajmërimit në afatin e caktuar në kontratë, që përdoret zakonisht ose, në mungesë të tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditëve. Ç. Paradhënia bankare Disponim i sendeve të dhëna peng"
auto_awesome PYET ANALISTIN AI