Neni 1027
"Banka që merr dhe pranon depozitat e titujve në administrim duhet t’i ruajë titujt duke marrë interesat ose dividentët, të verifikojë tregtimin për çmimin ose për ripagimin e kapitalit, duke treguar kujdes për grumbullimin e të ardhurave për llogarinë e depozituesit, dhe në përgjithësi të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave që kanë të bëjnë me titullin. Shumat e grumbulluara duhet të jenë të kredituara në llogarinë e depozituesit. Në qoftë se për titujt e depozituar duhet të ushtrohet një e drejtë zgjedhjeje, banka duhet të kërkojë në kohë udhëzimet e nevojshme nga depozituesit dhe t’i realizojë ato, në qoftë se në rast nevoje ka marrë fonde të nevojshme. Në mungesë të këtyre udhëzimeve, të drejtat e zgjedhjeve duhet të shiten për llogari të depozituesit nëpërmjet agjentëve të këmbimit. Bankës i takon një kompensim në masën e përcaktuar nga marrëveshja e palëve ose ajo që përdoret zakonisht, përveç pagimit të shpenzimeve të bëra prej saj. Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën përjashtohet banka nga ruajtja dhe administrimi i titujve me një kujdesje të zakonshme. B. Shërbimi bankar dhe kasetat e sigurimit"