"Në rast se banka lëshon një librezë depozite kursimi, derdhjet dhe tërheqjet duhet të shënohen në librezë. Shënimet mbi librezë të firmosura nga nëpunësi i bankës, që është i caktuar për këtë shërbim, përbëjnë provë të plotë midis bankës dhe depozituesit. Është e pavlefshme çdo marrëveshje e kundërt."