Neni 1023
"Kur kontrata është lidhur për një kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga kontrata në çdo mbyllje të llogarisë, duke njoftuar të paktën 10 ditë përpara. Në rastin e një ndalimi të ushtrimit të këtij aktiviteti, të paaftësisë për të vepruar, të paaftësisë paguese ose vdekjes së njërës prej palëve, secila prej tyre, ose trashëgimtarët e tyre, kanë të drejtën të tërhiqen nga kontrata. Zgjidhja e kontratës ndalon përfshirjen në llogari të shumave të reja, por pagimi i mbetjes nuk mund të kërkohet vetëm pas skadimit të periudhës së përcaktuar në nenin 1021."