Neni 1004
"Hotelierët janë përgjegjës për dëmtimin, shkatërrimin ose humbjen e sendeve që klientët kanë sjellë në hotel. Konsiderohen të sjella në hotel: 1. sendet që ndodhen gjatë kohës në të cilën klienti strehohet aty; 2. sendet të cilat hotelieri, një anëtar i familjes së tij ose një ndihmës i tij marrin përsipër të ruajnë, jashtë hotelit, gjatë periudhës së kohës në të cilën klienti ndodhet i strehuar; 3. sendet të cilat hotelieri, një anëtar i familjes së tij ose një ndihmës i tij marrin përsipër të ruajnë qoftë në hotel, qoftë jashtë tij, për një kohë të arsyeshme, para ose pasi klienti të ketë bujtur. Përgjegjësia që përmend ky nen kufizohet në vleftën e asaj që është vjedhur, dëmtuar ose humbur deri në ekuivalentin e njëqindfshit të çmimit të qirasë së banimit për një ditë."