"Veprimi juridik i kryer nga përfaqësuesi mund të shpallet i pavlefshëm me kërkesën e të përfaqësuarit, kur vullneti i përfaqësuesit është me ves. Kur vesi ka të bëjë me elemente të përcaktuara nga i përfaqësuari, veprimi juridik mund të shpallet i pavlefshëm, vetëm në qoftë se ishte i vesuar vullneti i këtij të fundit."